Rrotullohet bota,rrotullohet gjithsesi
Në një cep jam unë ,në tjetrin frymon ti
Nuk shihemi prej kohësh, dhe se di sesi…
Qajmë të dy tok,qeshim po të dy
Rri heshtur e s’flas,andej mërzitesh ti
As mundesh të vish,as mundem të vij
Posa mërzia kalon ,vazhdojmë si gjithnji
Këndej buzëqesh une,andej gëzon ti
U bë kohë e gjatë, me këtë marrëzi
Bashkuar rrinë zemrat, e trupat në largësi
Nuk iki dot prej teje,as tek ti dot s’vij
Andej mungoj unë…
këndej mungon Ti! !
