BallinaSportTare për marrëdhënien me Cardinalen: “Nuk pata më mundësinë të flisja me...

Tare për marrëdhënien me Cardinalen: “Nuk pata më mundësinë të flisja me të”

Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Milanit, ishte i ftuari i episodit më të fundit të emisionit Sky Calcio Unplugged, së bashku me Gianluca Di Marzion, Stefano Borghin dhe Faynën.

Gjatë intervistës, Tare foli gjerësisht për eksperiencën e tij te kuqezinjtë, duke nisur nga transferimet në merkato, zhgënjimi i madh për moskualifikimin në Champions League, e deri te disa dinamika të brendshme të klubit dhe marrëdhënia me Gerry Cardinalen.

TARE PËR MARRËDHËNIEN ME CARDINALEN:

“E mbaj mend kur po zhvilloheshin negociatat për Jasharin… Sapo kisha zbritur në Romë dhe më bëri shumë përshtypje pozitive një telefonatë nga Cardinale, sepse dëshironte të kuptonte se çfarë po ndodhte me atë transferim.

Ia shpjegova të gjitha detajet e negociatave dhe më pëlqeu shumë kur më tha: ‘Për çfarëdo që të kesh nevojë, nëse duhet të shpenzosh pak më shumë para, më njofto, sepse unë jam këtu.’

Por më pas, gjatë asaj periudhe, nuk pata më mundësinë të flisja me të, pjesërisht edhe me vetëdije. Mbi mua kishte persona të tjerë në hierarkinë e klubit, të cilët nuk kam dashur kurrë t’i anashkaloj.

Nuk kam pasur asnjëherë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të dhe besoj se mundësia për të diskutuar së bashku do t’i kishte ndihmuar të gjithë. Jo vetëm mua, por të gjithë.

Nëse do t’i kishim vendosur në tavolinë të gjitha problemet dhe dinamikat e brendshme, mund t’i kishim zgjidhur gjërat shumë më herët.

Megjithatë, mendoj se për Cardinalen kjo është një eksperiencë e re. Ai ka pasur përvojë në sporte të tjera në Amerikë.

Tani ka bërë një hap të rëndësishëm, duke marrë përgjegjësitë mbi vete dhe duke dalë personalisht në ballë.

Do të kisha preferuar që kjo prani e tij të ekzistonte edhe gjatë kohës kur unë isha te Milani, sepse do të kishte qenë shumë e dobishme.

Por për Milanin, më mirë vonë se kurrë.

Tani, për mirë apo për keq, ai do t’i marrë vetë vendimet dhe do të mbajë përgjegjësitë për to.

Besoj se edhe për të, mbi gjithçka tjetër, qëndron e mira e Milanit.”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT