Kur e hapa arkën e Nënës
M’u bë se mu çel zemra
Si kapaku i saj
Një vit i largët
Në murin e saj shënonte
Të martesës datë Babai im shkroi
E Nëna në të pajën e saj paloi
Kur e hapa arkën e Nënës
Bashkë me të u hap
Një botë mbushur kujtime
Si më i miri Yll
Kur i buzëqeshë Hënës
Dëshira e ëndërra përplot
Vërshuan si në vegime
Qiellit tim të dëshirave,
Shetita fund e krye
Fytyrat tuaja skalitur
Në mendjen time prap i pashë
Ndjenjën dhe zemrën time
Freskuan ato kujtime
Me kokë në jastëkun
E të të mirave ëndërra
Me sytë hapur mbeta
Ashtu siç rashë.
