BallinaVitrina e libritZymer Kodra-MË LËR NJË DRITARE HAPUR

Zymer Kodra-MË LËR NJË DRITARE HAPUR

Më lër një dritare hapur.
Jo për të ikur.
Për erën.
Kam frikë
nga shtëpitë
ku ajri
vjetrohet bashkë
me të vërtetat.
Mos e mbyll dritaren,
as kur heshtja
bëhet më e rëndë
se fjala.
Nëse fjala
nuk e mban dot
peshën e së vërtetës,
lëre
pranë asaj dritareje.
Sepse gënjeshtrat
nuk na vrasin
kur hyjnë.
Ato bëhen
ajri
që harrojmë
se po e thithim.
Pastaj…
dikush
hapi dritaren.
Era
nuk e njohu
më shtëpinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT