BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Sa më ka marrë malli.

Barie Çupi-Sa më ka marrë malli.

Sa më ka marrë malli të frikësohem,
të refuzohem,
të rebelohem.

Sa më ka marrë malli të gaboj,
e pafuqishme të shpërthej,
të rrëfej e të guxoj.

Qoftë edhe njëherë të kem frikë nga cinikët,
nga të ftohtët e acartë,
nga shiu i lotëve të kota,
kur dhimbjet më merrnin zvarrë
e ndër sy mërmëriste bota.

Sa më ka marrë malli për sjelljen time naive,
për shpirtin dyzues,
për atë të ditës që qeshte lehtë
e për atë të natës plot dyshime,
-veç varri ndoshta qenka premtues.

Serbes po shkruaj për një mall të pafaj,
për njerëz që rrugët m’i bënë shkarpa,
për vite e kujtime që m’i dogji flaka.

Të ecësh është kollaj,
të jetosh në krahët e ajrit,
mbetesh dallëndyshe në fluturim.

Sa më ka marrë malli,
të zgjohem nën hijen e pemës
që mbolli babai im.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT