1.
Aty ku nuk qeshin lulet,
ku s’dëgjohen fjalë pleqërie,
aty ku plasin gurgulet
nuk fryn erë dashurie…
2.
Aty ku s’shtrohet fjala e bukur,
sikur që s’bie shi në verë,
aty dashuria vdes e strukur
si një e pa udhë pranverë…
3.
Aty ku fjalën e merrë era,
dhe mbetet e thatë si hardhia,
aty ska shije as vera
ska vend as dashuria…
4.
Aty ku s’merr udhë fjala,
ku s’pleqëron marrveshja,
aty përvëlon si oxhakun vala
dhe dashurin e mbulon heshtja…
