E lamë
të takohemi pasdites,
ngatërruam një “e”
me një “ë”,
ti erdhe
me hijen e lindjes,
unë erdha
pas ditës,
kur hije s’kish më.
Pasi sqaruam
keqkuptimin,
e përsëritëm
së bashku një “e”,
pasdites
unë erdha në një,
të prita,
ti erdhe në tre.
Atëherë
u përqëndruam mbi orën,
në dymbëdhjetë
e lamë të takohemi,
ti e kishe mirë,
erdhe ditën,
unë natën,
se u grinda me kohën.
