BallinaVitrina e libritLuljeta F. Lubovci-PËRBALLË HISTORISË

Luljeta F. Lubovci-PËRBALLË HISTORISË

Përballë historisë qëndroj sot,
me emra që s’i tret dot koha,
me plagë që ende flasin në heshtje,
e me flamurin që valëvitet mbi ëndrra.

Këtu çdo gur e di një rrëfim,
çdo pëllëmbë dheu mban një betim,
aty ku gjaku u bë dëshmi,
e liria u pagua me çmim.

Mos më thuaj se e shkuara fle,
ajo zgjohet sa herë harrojmë,
na thërret nga faqet e saj,
që të dimë për çfarë luftojmë.

Përballë historisë s’ulem kokën,
se pas meje qëndrojnë breza,
me besën lidhur për atdheun,
me Kosovën të shkruar në zemra.

E nëse nesër dikush më pyet:
“Çfarë i le kësaj toke?”
Do t’i them: një emër të pastër,
një varg, një flamur dhe një lot në faqe.

Se historia nuk shkruhet veç me laps,
por me zemra që dinë të qëndrojnë;
dhe kombet që ruajnë kujtesën,
asnjëherë nuk mund të shuhen.

Prandaj qëndroj — përballë saj,
pa frikë, me shpirtin krenar;
se kush e njeh rrënjën e vet,
e di sa i fortë është përballë çdo stuhie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT