BallinaShowbizArtesa Retkoceri – një inspirim dhe model për shumë gjenerata!

Artesa Retkoceri – një inspirim dhe model për shumë gjenerata!

Të jesh një aktore dhe këngëtare e zonja, e suksesshme dhe e dashur nga publiku, si Artesa Retkoceri, është padyshim një inspirim për shumë gjenerata.

Që në moshë të re, Artesa u aktivizua në botën e aktrimit dhe muzikës, duke bërë një bujë të madhe me talentin dhe përkushtimin e saj. Ajo ka lënë gjurmë si në skenën muzikore, ashtu edhe në atë të aktrimit.

Edhe sot, Artesa vazhdon të jetë shumë aktive në aktrim, duke marrë pjesë në projekte të ndryshme filmike, ndër të cilat “Gabimi”, “Babai”, “Tradhtia e Gruas” dhe shumë të tjera. Së shpejti, ajo pritet të jetë pjesë edhe e filmit “Titanja”, i cili do të transmetohet edhe në kinematë ndërkombëtare – një tjetër dëshmi e talentit dhe punës së saj.

Edhe si këngëtare, gjatë periudhës kur ishte aktive në muzikë, Artesa ishte shumë e kërkuar në mbrëmje muzikore, dasma dhe ahengje të ndryshme. Zëri dhe energjia e saj kanë qenë të dashura për shumë njerëz. Shpresojmë që një ditë të rikthehet fuqishëm edhe në muzikë dhe t’i rikthehet skenës muzikore me të njëjtin sukses.

Ne i urojmë Artesës shumë shëndet, lumturi dhe suksese të pafundme në çdo projekt të saj të ardhshëm!

Suksese gjithmonë, Artesa!

🌟
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT