BallinaVitrina e libritShkurte Berisha-KUR RRUGËT TË MBYLLEN

Shkurte Berisha-KUR RRUGËT TË MBYLLEN

Sikur çdo rrugë të duket e zënë,
Sytë të mbushen plot me lot,
Nuk shikon më as dritë e as hënë,
Çdo gjë që bën të duket kot.

E ndien veten si në ngrirje,
Nën një qiell që rri i zi,
Pa asnjë zë, pa një thirrje,
Humbur në të thjeshtën vetmi.

Koha rëndon si gur mbi shpatulla,
Hapat të dhembin në shtegtim,
Fjalët e botës duken t’paktëta,
Për të të sjellë një ngushëllim.

Megjithatë, një zjarr i fshehur
Në shpirtin tënd ende jeton,
Këtë mërzitje për ta shembur,
Dhe një forcë të re ty të zgjon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT