Me zërin e heshtjes
Kur i shoh me sy, nuk shoh vetëm fytyrat e tyre; shoh gjithë udhëtimin, gjurmët ku ishin, ku shkuan, ku janë, çfarë janë, si ecën, si ndërtuan…
Dashuria është një hartë e gjallë, e vizatuar me përqafime, buzëqeshje dhe shpirtbardhësi. E në disa raste, dashuria ka vetëm emër, por jo shpirt.
Çdo veprim i yti është një histori që mbart me vete atë që mbillet. Ngjyrat e gjalla jeni ju ata që i përcaktoni.
Çdo shikim është dëshmi se koha nuk i ka ndarë, ose se asnjëherë nuk tentuan ta sfidonin atë.
Disa u shembën, e disa i bëri më të fortë.
Çdo ditë është historia jote që ti vazhdon ta shkruash me sjelljet e tua, respektin, mirënjohjen dhe dashurinë.
Jeta është plot shikime që përqafojnë kujtimet, udhëtimet, sfidat, ngazëllimet…
Në sytë tuaj shihen pastër dashuria, guximi, besimi dhe gjithçka që tentoni ta fshihni. Ajo flet me zërin e heshtjes, me zërin e shpirtit.
