Zemra e çdo gruaje ,si një liqen dremit,
kur flladet burrërore mbi të kanë rënë,
syri fsheharak,kundron të fshehtat pa frikë,
kur afsh’i dashurisë vend aty ka zënë.
Ajo kraharorit,ndihet e sigurt çdo natë,
dhe pse syri hënës ,fshehtas gjurmon ,
thëngjill përvëlues bëhet për një çast,
djeg petalet e gjakut dhe qiellit fluturon.
Nëse zemra e një gruaje,të dhuron dashuri,
ti burrë, fute gjirit,sikur mijëra kundër të jenë,
se në barkushet, ku gjaku,si krua shushurin,
çel bisku i dashurisë me eliksir përherë.
Nëse do duash të hysh,në dhomat jetësore,
ku zgjat degët e gjakut filizi i dashurisë,
përkëdhelja rrënjët me puthje diellore,
që të zbulosh sekretin e jetëgjatësisë .
Kur gruaja,ty burrë,të hap portën e zemrës,
jeni të pandashëm si binjakë të një gazele,
që ushqehen me zambakë flladeve të erës,
para se të fryjë acari,që shkund çdo gjethe.
Zemra e çdo gruaje, si një liqen dremit,
kur puthja burrërore,vello mbi të ka rënë,
të ngrohtat lule çelin në livadhin thëllim,
kur afshi shkrin akullin,ngrirë në cdo rrënjë.
