Kur zemra qan
e fytyra qesh
a thua kush e kupton atë
Kush e sheh atë dhimbje
ata lot
apo buzëqeshja i mashtron
A thua sikur jeta të ishte përrallë
e ti dihej fundi që vjen
gjithmonë i lumtur
do të pushonte ajo dhimbje
ata lot që nuk i sheh askush
e që ngadalë e djegin
atë buzëqeshje
dhe atë lumturi
të rrejshme për Ty
