BallinaVitrina e libritMehdi Hyseni-MUZA MA PRISHI PAKTIN ME HESHTJEN

Mehdi Hyseni-MUZA MA PRISHI PAKTIN ME HESHTJEN

Në orët e vona të natës,një muzë
erdhi e ma zgjoi kureshtjen;
pas saj erdhën vargjet si tërkuzë,
e ma prishin paktin me heshtjen.

Vargjet rridhnin siç rrjedh uji i lumit,
fjalët puqeshin njëra me tjetrën;
melankolia i dha arrati gjumit,
lapsi filloi të përkëdhelte letrën.

As lapsi, as mendja s’pushuan,
lundronin në valët e fantazisë;
deri në mëngjes u dashuruan,
derisa lindi embrioni i poezisë.

Pa zbardhë dita, muza u largua,
pa u ndalur as ta përshëndes;
unë mbeta mes vargjeve duke notua,
derisa agu më gjeti në mëngjes.

Ashtu i lodhur u shtriva në krevet,
e prisja gjumin t’i dorëzohesha atij;
ai erdhi e më tha: “Më fal, o poet,
s’kam opium për ju që shkruani poezi.”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT