BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-SHKOLLARËT

Murtez Asllani-SHKOLLARËT

Çdo ditë në mëngjes fëmijët shkojnë në shkollë,
secili është i gëzuar
u skuqen faqet si mollë.

Ata tok me njëri-tjetrin
shkojnë duke biseduar,
Amiri, Visari, Valbonja
sa shumë janë të gëzuar.

Kur arrijnë në shkollë
shokët për t’i parë,
mësuesen për ta ndëruar
u shkoftë puna e mbarë!

Si zgjua bletësh
nxënësit plot hare,
këtu edukohet e mësohet
për jetën tonë t’re.

Secili përqëndron vëmendjen
me shumë kujdes dëgjojnë,
mësuesin e tyre të çmuar,
kur bukur ligjëron.

Çdo fjalë e mësuesit
është e shtrenjtë shumë
në shkollën tonë
dija rrjedh si lumë.

Në çdo orë të mësimit
njohuri të reja,
në çdo skutë të shkollës
gëzimi dhe hareja.

Aty në atë vend
me plot gjallëri,
edukohen dhe mësohen
e shtrenjta rini.

Një këshillë pranoni
të dashur fëmijë,
mësoni e lozni
sa jeni të rinj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT