BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Do të më duash;

Cerazela Kondi-Do të më duash;

Kur tiparet e fytyrës time
të jenë të lodhura.
Kur poshtë syve të mi,të kem
nga dhimbjet,rrathë të zinj;

Kur dëshirat e mija,të jenë
ndryshe nga të tjerët.
Kur zilia do fshehi frikën.
Dhe ankthi,të më rrëmbejë qetësinë.

Kur mbetem e heshtur
kur fjalët e mija, të mos munden më
të shrehin atë që ndjejnë.
Do të më duash;

Kur të më shikosh kush jam
në të vërtetë.
Kur jam e dobët,dhe jo e fortë.
Kur kam nevojë për mirësi,më shumë
se çdo herë tjetër.

Do të mbetet diçka në sytë e tu
nga unë;
Kur buzëqeshja ime,sa vete
bëhet dhe më e rrallë;

Heshtja,do të mbizotërojë.
Kur zemra do më lëshojë
para se ta lëshojë jeta.
dhe do kthehet të ma marrë.

Nuk dua një dashuri,që shikon
vetëm pamjen e jashtme.
Dua një dashuri të më dojë
kur jeta ime,do të jetë një haus.

Atëhere,do të më duash
kështu siç jam,apo ashtu
si do ti të jem
Si thua;!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT