BallinaVitrina e libritMirvete Kabashi Leku-KUPA E ILIRISË

Mirvete Kabashi Leku-KUPA E ILIRISË

Rrushë Rahoveci emblemë ilirie!
N’gotat e tua, shijim dashunie.

Te ti pihet e qeshet,
Ndojher dhe lotohet
Shpirti i lëndum me verë e rakijë shërohet.

Me nji gixh rrushi,
prej hardhisë tande,
Nxorra zjarrin
që m’ka djegë nën andrra.

Prej shkëndijës së fundit t’dëshirës,
Ndriçova netët
pa yje, pa dritë e shpresë.

Errësina m’mbuloi,
m’ngulfati frymën,
veç nji rreze Kabashi m’tha:
“Ngrihu
Andrro me Khajamin”

M’fali shpresë, si degë e re,
M’dha frymë jete
që prapë m’gëzoi.

Nji gllënkë rakie ma nxeu shtatin,
m’u duk se flutrova
mbi shkambijt e Sharrit,
Sikur u ndala mbi Çiqavicë
e u bana lulekuqe n’Drenicë.

E djegun, e lirë,
deshta me u ba Zanë,
mej kput prangat e kohës së ftohtë,
Me zbras kupa të Ilirisë
Me i ba qejfin djalëris
Mos me ra n’rrjetën e marimangës,
Me ta këput zanin e kangës

Ika e arrita në n’nji vatër të ngrohtë,
aty ku vera âsht bekim, mall e kangë.
Cakrrohen gotat nën telat e sharkisë,
me hymnë krenarie që dridhet n’shpirt:

“Çohuni djema, shaloni atin,
n’Rahovec e kem konakun!”

Vend i kangës e bujarisë,
i dashunis e arshikisë.
Me shije t’ambël
të rakisë!
Këtu jeto, këtu vdis.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT