Edhe një udhëtim pa ty,
Pa dritën që më ndrin në sy.
Sa herë ma premtoje këtë,
Se kurrë vetëm s’do të lë.
Ishin veç thënie në erë
Dhe fjalë bosh si shumë të tjerë.
Ëndërr e mërguar mbeti,
Sipas teje, s’qe kësmeti.
Më tepër justifikim,
E kuptova shpirti im.
Ndaj gënjeshtra nuk ze vend,
Përveç se mban emrin tënd.
S’doje të më kishe pranë,
Kur më thoje të kam xhan.
As në rrugë e as në jetë,
Mes nesh fute një të tretë.
Që na ftohu dashurinë,
Në shpirt më mbolli dyshime.
Pa asnjë arsyetim,
Kot premtoje zemra ime.
