Malet dhe qielli u bënë strehē
E lisat mburojê qëndrese
Krojet ua freskuan venat
Trimave të maleve shqiptare..
Çlirimtaret u bëné uragan lirie
Para stuhive dhe rrëmetit
Ishin djemtë dhe vajzat e Kosovës
Që shpirtin ia kthyen popullit.
Këta trima dhe trimëresha
Heret e patën vrarë frikën
U kalitën ndër beteja
Lavdinë ia shtuan vendit.
Ju qofshim falê o trima
Dëshmorë te lirisë
Nga ju po rrezon dielli
Në truallin e sotëm të Dardanisë!
