BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-SHIU I VJESHTES

Mimoza Maria Ajdhoni-SHIU I VJESHTES

Bie shi në shpirtin tim,
një shi i heshtur, i qetë,
në çdo gjethe një kujtim,
s’bie shi, por bie vjeshtë…

Shi vjeshtak, me pika loti
dhe gjuhën në gojë më lag,
një shi bekuar nga Zoti,
se Zoti e hedh nga lart!

E dini se ku bën shtrat?
Nëpër gjethe të rrëzuara!
Hedhur nga vjeshta një natë,
si ca vjersha të harruara!

Gjethe të rëna nga halli,
zverdhur edhe bërë dyllë,
shiu i vjeshtës i ngjalli,
u dha pakëz klorofil!

Dashurinë në zverdhëtim,
që hedh vjeshta sa të dojë,
në ylber të shpirtit tim,
si ngjyrë të tetë ta shtojë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT