BallinaSportLaporta i bindur për të ardhmen e Yamalit: Nuk mund ta imagjinoni...

Laporta i bindur për të ardhmen e Yamalit: Nuk mund ta imagjinoni Barcelonën pa të

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur bindjen se Lamine Yamal do të vazhdojë karrierën te klubi katalunas, duke theksuar se talenti i ri ndihet i vlerësuar dhe i përkrahur në ambientin ku është rritur si futbollist.

Laporta ka larguar shqetësimet rreth së ardhmes së 19-vjeçarit, duke e cilësuar atë si një produkt të akademisë së famshme La Masia dhe një lojtar që identifikohet fuqishëm me ngjyrat dhe vlerat e Barcelonës.

“Ne nuk jemi të shqetësuar për të ardhmen e Lamine Yamalit. Ai është një tifoz i Barcelonës dhe një lojtar i dalë nga La Masia. Ndihet shumë i dashur këtu dhe po zhvillohet si futbollist në këtë klub”, deklaroi Laporta.

Kreu i klubit katalunas theksoi se Barcelona u ofron lojtarëve kushte të mira financiare, por nënvizoi se përkushtimi ndaj një klubi nuk përcaktohet vetëm nga paratë.

“Barcelona i paguan mirë lojtarët e saj. Gjithçka ka të bëjë me ndjenjën e rehatisë dhe mirënjohjen. Përveç kësaj, jashtë Barcelonës është shumë ftohtë”, u shpreh ai.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT