BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-O Zot, ndiz për ne një pishtar

Arjana Fetahu Gaba-O Zot, ndiz për ne një pishtar

O Zot, ndiz për ne një pishtar,
Atë që ke ruajtur për mëkatarë!
U çmendëm të gjithë, jemi të shkarë,
S’po dimë kush është vërtet shqiptar.

Se në mesin tonë, o Zot i parë,
Kë dinim trim, doli tradhëtar,
Po si ai janë plot një hambar:
Të shitur, të ligj e barbarë.

E na vënë në sherre me njëri-tjetrin,
I yti merr vesh të del mercenar ,
Ai po fërkon “fronin” e “mbretit”,
Siç bën më mirë një zagar.

Na morën nderin, na morën surranë”
Fëmijëve tanë me shkopa u ranë,
Me gjakun e tyre sheshet i lanë…
Harram e paçin vatanë!

Ndaj fale, o Zot, këtë tokë të thyer,
Dërgo një rreze, shpërnda këtë errësirë,
Të gjejmë sërish rrugën e humbur,
Për t’u bërë njerëz e shqiptarë të mirë!

Kjo tokë nga harta kurrë s’do të fshihet,
Kur besa e nderi këtë truall ta bindë,
Dhe emri shqiptar lart do të ngrihet,
Përmbi tradhëti një dritë do të lindë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT