BallinaVitrina e libritLindita Kurti-Në vend të pëllumbave.

Lindita Kurti-Në vend të pëllumbave.

S’janë pëllumba të bardhë që fluturojnë,
as paqe s’sjellin mbi këtë shesh,
janë gurë e mbetje që dëshmojnë
një natë që iku plotë me mllef.

Aty ku duhej të kishte dritë,
e hapa njerëzish plot me shpresë,
mbetën vetëm hijet e mbytura
mbi kalldrëmin që pret të agojë një mëngjes.

Sheshi hesht nën dritat e ftohta,
asnjë krah s’rreh në ajrin e natës,
vetëm shenjat e ngjarjes së shkuar
tregojnë plagët që thellë janë hapur.

Presin njerëzia të vijnë mëngjeset,
të fshijnë hirin e kësaj trazie,
që pëllumbat e vërtetë të paqes
të ulen sërish mbi këtë hije.

Rruga të gjejë përsëri qetësinë,
e gurët e thyer të bëhen udhë,
ku njerëzit të ecin pa brengë në zemër,
e drita ti zgjojë duke marrë lirishtë frymë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT