BallinaVitrina e libritErmira Ifandi-GJUHA ME GANXHA

Ermira Ifandi-GJUHA ME GANXHA

Shkruaj
të pathënat
e fjalës.

Të padukshmen
e hijes
mbi humusin
e çngjyrosur
të dashurisë.

Pafajësinë
e gurit
kur thyhet
në gjuhët
me ganxha
të njeriut,
që ka humbur
edhe gjurmët.

Shkruaj,
të mos humb
identitetin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT