E veshur me petkun e vjeshtës ,lëshon dritë.
Me bardhësinë e shpirtit, ku e shfaq përditë.
Në çdo anë të rruzullit tokësor, ndodhesh ti ,
e embël ,e bukur ,e thjeshtë, gjithë mirësi.
Dhe erërat e forta të kësaj jete
nuk mundën dot ty të të shkatërronin.
Dhe stuhitë e ardhura nga qielli
kërkuan me çdo kusht të të rrëzonin.
Një rrufe mes dallgëve të detit
nisi ujin me rrëmbim ta trazojë.
Po uji vazhdoi përsëri rrjedhën
dhe bëri që dallgët të mos i lejojë.
Ajo forcë që i duhet kësaj jete
është bukuria e shpirtit që mbart një njeri.
Dhe të duash të ndryshosh këtë botë,
dot nuk mundesh, po s’pati dashuri.
