Nuk ka çfar më duhet sinqeriteti,
kur e di mirë se si funksionon jeta.
S’mund t’arnojë fytyrën në pleqëri,
me idetë e reja mbi idetë e vjetra.
Kur jam i gëzuar dua dhe të kërcejë,
më gëlon dhe mua kënga në shpirt.,
I mërzitur tekstin më shumë e ndjejë
për mua kryevepra mesazhi i tekstit .
Më preken telat më kënaqet shpirti,
kur tekst e muzikë janë në harmoni.
Këngëtari i këndon përherë si bilbili
ai kënaq me këngët të vjetër e të ri.
Mbi këto paralele vargu të shpaloset,
sinqeriteti dhe realiteti shinat në varg.
Për atë veshin që dëgjon bien daullet
jashtë realitetit vargjeve u hyn në hak.
