BallinaVitrina e libritGreta Kadare Teta-Jam krejt e zakonshme O BOTË

Greta Kadare Teta-Jam krejt e zakonshme O BOTË

Një rrjedhë lumi, një fllad
Më pak se e zakonshme jam
Se vdes e ringjallem vrarë

E humb gjithmon gjysmën e vetes
Sa herë mendoj e kam gjetur
Pastaj nis më rrjedh e njejta plagë
Pastaj lotët më lagin pa më pyetur

Jam krejt e zakonshme
BESOMË

E as një qenie të gjalle si ngjaj
Kam jetuar vdekur
Pa frymë sa herë veten kam parë

E humb gjithmon gjysmën e vetes
Edhe kur mendoj se e kam gjetur
Kur zemra më lëshohet mbi dy duar
Si darë ma shtrydhin për të më vdekur

Krejt e zakonshme
JETOJ

Dhe çmendem sa herë ndjej kam humbur
Në ferrin ku shpirti prek ,vetja qesh
Si e marrë vetëm qesh e qesh dehur lot
Se ndjehet e humbura e lumtur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT