BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi-MOS LËSHO ZË

Hyrije Jusufi-MOS LËSHO ZË

Nuk bëra gjumë
Mantas-djathtas, herë dorën lartë tu shkulur flokë
Të gjitha fytyrat e grave të vrara,pikturoja
Flisja me to, I përqafoja
Arlinda aty në mur
Para syve të mi, ngjizur në shpirtin tim
Ajo që nuk donte ditë pa djalin
Mezi merrte frymë nga shtypja
Mezi ecte, e ka shkonte ndihmë kërkonte
Ajo ishte pajtuar me vdekjen
E njihte
E priste
Fliste çdo orë me të
E tmerri si nëpër terr
Luante valle, vallen kosovare
Se nuk duhet të të lëshosh zë
As në gëzime, as në vorrime
Femër je
Gruaja pa zë është e burrit
E hoxhës, që urdhëron
“…ule tokën me lotë, po mos lësho zë”
edhe në momentin kur zemra nga dhimbja
tenton të shpërthej
të dale jashtë, sepse aty e rrethuar me burra
Të dhëmbin sytë
I she ndryshe sot
Dhe ti duro, e shreta grua
Në urdhërin
“Ule tokën me lotë, po mos lësho zë”
Mos lësho zë, se nuk të durojme dot!

Gjatë vorrimit të Arlindës, një hoxhë iu ofrua nënës, I tha: “ të ulë tokën me lotë, të mos lëshoj zë”
Edhe në momente momente më të rënda shpirtërore, je e detyruar të kontrollosh emocionet e dhimbjes, sepse je grua”
Ty nuk të dua, në vorrimin tim, asesi!
Ty që na morre ne qafe ndër shekuj..!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT