BallinaVitrina e libritDalinë Arifi-E hanë, kohë e zymtë, trishtim i heshtun

Dalinë Arifi-E hanë, kohë e zymtë, trishtim i heshtun

Pse tash me i qa qikat që po na vriten,
kur s’kemi qenë në gjendje me i mbrojtë sa kanë qenë gjallë?

Ku asht’ vllau që nuk i del në mbrojtje motrës?
Ku asht’ baba që nuk i thotë qikës së vet:
“Bijë, ma e shtrenjtë se gjithçka je ti.
Kur të kesh nevojë për mue,
derën hapun e ki gjithmonë.”

Qika duhet me u mbrojtë sa asht’ gjallë,
jo pasi t’i merret jeta,
me kukatë, me statuse dhimbjesh
e me lot që s’munden me e kthye ma.

Baba, bahu strehë për qikën tane para se me u vra!
Vlla, bahu mburojë për motrën tane
para se me qenë vonë, shumë vonë!

Qika, pse shkon te dera e huej,
nuk do me thanë që shpija e babës
nuk asht’ ma edhe e saj.

Nji grue nuk duhet me u kujtue
vetëm pasi të vritet.
Ajo duhet me u ruejtë,
me u ndie e sigurt,
me u mbështetë e me u dashtë
sa asht’ gjallë.

Se vajtimi mas vdekjes nuk e kthen jetën.
Mbrojtja duhet me ardhë sa ajo asht’ gjallë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT