E ardhmja e qendërsulmuesit së Borussia Dortmundit, Erling Haaland duket që do jetë larg klubit gjerman.
Norvegjezit do t’i aktivizohet klauzola e blerjes prej 75 milionë eurove në verë dhe kërkohet nga top gjigantët evropianë, transmeton lajmi.net.
Eksperti i transferimeve, Fabrizrio Romano raporton se është garë e hapur mes Manchester Cityt, Barcelonës dhe Real Madridit për shërbimet e norvegjezit.
“Barcelona nuk ishte i vetmi klub që u takua me Raiolan në Monaco për Haaland, por Manchester City gjithashtu. Txiki u takua me agjentin. Madridi nuk u takua në Monaco, por janë shumë mirë në garë, janë në kontakt me Raiolan dhe skuadrën Haaland që një kohë të gjatë”.
“Real Madrid nuk ka kërkuar që Haaland të pres edhe një vit, Manchester City dhe Barcelona ëndërrojnë për sulmuesin norvegjez dhe e duan në verë. Është garë e hapur”, deklaroi ai në “Youtube”.
Ndërkohë, Haaland momentalisht është i fokusuar nga shërimi i lëndimit të fundit që ka pësuar.