Zogjtë po ikin,po nisen në shtegëtim.
Si ata po ikin dhe shpresat e mia
Me një biletë,që s’kishte kthim
Mu tretën ëndrrat,mu tret dhe rinia.
Sërisht zogjt,do kthehen në pranverë
Ajo që s’kthehet,është veç se vdekja.
Ç’do gjë në këtë botë,rilind dhe njehere
Por kurr nuk duhet,të lindë dorëheqja.
O Zot,mos më lini në këtë botë,pa atdhe
Se tokën e të parëve,e fituam me gjak
Sot,shpresa po më mbahet në një fije pe
Se vdekjes,s’dua që ti hyj në hak.
Unë shpresat sërisht,i mbaj nga deti
Aty ku dallga,mbi gur po pëllcet
Në kurbet me flori të ngrihet monumenti
Asnjë tokë e huaj,eshtrat s’ti tret.
