BallinaVitrina e libritFiqirete Kukli-MIQ...

Fiqirete Kukli-MIQ…

Do ju marr e do ju çoj, atje
në lëndinat e vendlindjes sime,
këmbëzbathur të vrapojmë,
në arat me jonxhën qylym,
të lozim me guralecat buzë lumit,
të vrapojmë nëpër kodrat me qershi,
tek burimi i Lajthisë,
do lajmë faqet gjithë pluhur.

Pastaj do ikim tek “Arra e Madhe”,
që zogjve t’ju çojmë bukën e misërt,
pjekur në saç nga gjyshja ime,
kthehemi kodrës rrëshqanthi në borë,
do ju vesh me kostumet më të bukura,
kur pipzave do ju them të nisin për ju.

Të shkojmë e kërcejmë me nuset,
vallen e bukur…, atë të Rrajcës,
të shohim dhëndurët ulur në gjunjë,
duke pritur në duar nazet e tyre,
tek ju hedhin florinj gjokseve, yje ballit,
dhe pastaj do ju lë të flini,
nën ninullën e lumit,
ku kënga e zogjve,
të përkundë gjethet e plepit plak.

Perzgjodhi Zana Pira

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT