BallinaVitrina e libritBlerina Pellumbi-Nuk ma morët shpresën

Blerina Pellumbi-Nuk ma morët shpresën

Nuk më kini vrarë as nuk më kini prerë,
Edhe pse të pabesë ju gjeti kjo pranverë.

Çela sytha jete sa herë që më lënduat,
Me lotët e nënës puthja sy dhe duar.

Nuk ma morët shpresën kur sytë mi verbuat,
Nëpër errësirë ndrin yll i pashuar.

Edhe kur më thyet, edhe kur më copëtuat,
U mblodha si uji në lumenj të kulluar

Gjaku rrodhi lumë , më qëndisi lule
Nga vajzat shqiptare u vesha si nuse

Do qëndroj në shekuj në zemrat e bardha
Kjo tokë lind veç trima jetë i japin vajzat.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT