Mbrëmë jane luajtur ndeshjet e fazës së Grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Milanit arriti të mposhtë Atletico Madridin me rezultat minimal 0-1. Në minutat e fundit të ndeshjes kuqezinjtë arritën të kalojnë në epërsi me golin e Xhunior Messias.
Me këtë fitore italianët kanë rihapur shpresat në grup teksa u ngjitën në vendin e tretë me 4 pikë njësoj sa Atletico Madrid. Kuqezinjtë kanë ende shpresë për kualifikim në ndeshjen e fundit të grupeve ndaj Liverpool–it.
Liverpool nga ana tjetër ka marrë një fitore të lehtë me ndaj Portos me rezultatin 2-0.
Në ndeshjet e tjera të mbërmjes së të mërkurës, Manchester Siti arriti një fitore 2-1 ndaj Paris Sen Zhermein. Ndërkohë pas fitores ndaj Shaktarit, edhe ekipi i Interit siguroi një biletë për fazën e ardhshme, ndihmuar edhe nga fitorja 0-3 e Real Madridit ndaj Sherif Tiraspolit.