Nuk do flas pêr veten time,
Po pêr disa tê tjerê,
Qê çdo gjęje qĕ shikojnĕ,
I japin shije,i japin vlerĕ.
Ca i flasin dashurisĕ,
Me bjeshkĕt e krahasojnĕ,
Ca mĕrgimit zemĕrthyer,
Qĕ me djallin e barazojnĕ,
Ca pĕr stinĕt vjershĕrojnĕ,
Qĕ largohen njĕ nga njĕ,
Malet si lumenjtĕ rafshojnĕ,
Qĕ veç binden e s”bĕjnĕ zĕ.
Ca tĕ tjerĕ ngjyrosin kombin,
E flamurin ngrenĕ mĕ lart,
Sepse nderi i shqiptarit,
Nuk digjet as nĕ flakĕ,
Ca pĕr nĕnĕn, rrinĕ vajtojnĕ,
Qĕ u iku e s” kthehet mĕ,
Boshllĕkun qĕ lĕ nĕ shpirt,
Nuk e mbush dot asgjĕ,
Ca i shkruajnĕ tokĕs mĕmĕ,
Qĕ pa tĕ S’ do egzistojnĕ,
Me lumenj,diell,hĕnĕ,
Njĕ grusht baltĕ nga ajo kĕrkojnĕ,
Janĕ poetĕt e shpirtit tim,
Çdo ditĕ mĕ tepĕr i adhuroj,
Nē çdo varg e nĕ çdo strofĕ,
Vetveten takoj.