Friday, April 24, 2026
BallinaSportYamal mposht Muriqin në garën për lojtarin e muajit në LaLiga

Yamal mposht Muriqin në garën për lojtarin e muajit në LaLiga

Lamine Yamal ka fituar çmimin e futbollistit të muajit prill në La Liga.

Talenti i Barcelonës ka triumfuar në garë duke lënë pas sulmuesin kosovar Vedat Muriqi, transmeton Klankosova.tv.

Vendimi është cilësuar diskutueshëm nga tifozët, pasi gjatë muajit prill Yamal ka shënuar vetëm dy gola, krahasuar me Muriqin që realizoi tre gola në të njëjtën periudhë.

Njëri prej golave të sulmuesit kosovar erdhi në ndeshjen ndaj Real Madrid, ku i siguroi fitoren Mallorces, ndërsa dy golat e tjerë i shënoi ndaj Rayo Vallecano.

Në garë për këtë çmim ishin gjithashtu edhe Carlos Soler, Lucas Boye dhe Federico Vinas, por në fund çmimi shkoi për Yamal, i cili po vazhdon të marrë vëmendje të madhe në elitën e futbollit spanjoll.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT