BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Nëpër shtigjet që pat jeta

Arjana Fetahu Gaba-Nëpër shtigjet që pat jeta

Nëpër shtigjet që pat jeta,
Në një rrugicë ndala tek ty,
Vjeshtë e veshur me të vjetra,
Qiellit I mungonin sy.

Tek ajo rrugica jote ,
Bënte ftohtë e ishte ngushtë,
Asnjë ditë atje s’agonte,
S’gjeje zjarr e s’gjeje prrush.

Nuk qëndrova dot shumë gjatë,
Rrugica bëhej errësirë ,
Asnjë yll nuk kish për fat,
Që të lusja një dëshirë.

S’di në mbeta pengu yt,
Di që rruga më dredhonte,
Ç’ka lashë pas u përmbyt ,
Në një derdhje që gulçonte.

Ajo rrugicë mbet një shënjë,
Se ç’kish ajo një mister,
Këputej lulja që në rrënjë,
Me fllade lotësh e përzjerë..

Nëpër shtigjet që pat jeta,
E mbaj mend atë rrugicë,
Dhe djalin që ma donte zemra,
Dhe veten mardhur nëpër ngricë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT