ish sulmuesi i Milanit tash trajneri i Genoas, Andriy Shevchenko, është shprehur shumë i mërzitur për situatën që është duke kaluar vendi i tij këto ditë,
Legjenda ukrainase ka kërkuar dërgimin e ndihmave për viktimat në vendlindjen e tij. Futbollisti tha se UEFA dhe FIFA kanë bërë gjënë e duhur për vendimin që kanë marruar për të përjashtuar Rusinë nga dy garat më të rëndësishme europiane për futboll.
“Ne kemi refugjatë, kemi nevojë për ndihmë humanitare. Ne kemi nevojë për ndihmë mjekësore, ndihmë ushqimore”, tha Shevchenko, i cili luajti 111 ndeshje për ekipin kombëtar të Ukrainës dhe shënoi 48 gola.
“Futbolli nuk ekziston më për mua. Unë nuk mendoj për të. Nuk është koha për këtë… Unë jam i përqendruar që në momentin që zgjohem duke menduar se si mund ta ndihmoj vendin tim, çfarë mund të bëj për të”, përfundoi ai.
Gjatë karrierës së tij ai kishte zhvilluar gjithsej 704 ndeshje duke shënuar edhe 343 gola, kështu duke qënë një ndër sulmuesit me më së shumti gola në historinë e futbollit

