Po bie shi, qyteti hesht,
degët dhe gjethet s’vërshëllejnë.
Kujtimi yt më buzëqesh,
fjalët veten nisin e gjejnë.
Dikur një kohë, ishe një tjetër,
por sot je veç mirazh në shi.
E di, një ditë do vish patjetër
dhe të mos njihemi s’është çudi!
Çudi po ndjej dhe sot me veten,
që solli ty kur nuk të prisja.
Do thërras me lutje të vërtetën,
ajo e di ku është përgjigjja.
Ti mbase bëhesh lot pendimi
dhe vjen më thua: «Erdha prap!»
Por s’t’ia bëj këtij zemërimi,
që ardhjes tënde nuk bën hap
