Wednesday, February 5, 2025
BallinaLajmeNga sot hapen klubet e natës dhe lejohet mbajtja e dasmave

Nga sot hapen klubet e natës dhe lejohet mbajtja e dasmave

Nga sot (e hënë, 7 mars), edhe zyrtarisht lejohen veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, dasmave dhe fejesave.


Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

“Nga sot, me datë 7 mars 2022, zyrtarisht lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shogërore deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Subjektet që menaxhojnë me këto veprimtari, mund të funksionojnë sipas orarit të rregullt, pra Ligjit për Tregti të Brendshme dhe Rregulloreve Komunale”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu, Shoqata ka bërë të ditur se subjektet janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona për të kontrolluar posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në vendimin për masat anti-COVID.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT