Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritPoezi nga Pablo Neruda

Poezi nga Pablo Neruda

Jam i dëshiruar për gojën tënde

për zërin tënd

për flokët e tu

I heshtur dhe i uritur

vërtitem nëpër rrugë

Buka nuk më ushqen

Madje më bezdis

Gjithë ditën kërkoj për masën lëngjërore të hapave të tu

Jam i uritur për qeshjen tënde të permbajtur

duart e tua ngjyrë korrjesh të egra

i uritur për gurët e zbehtë të thonjve të tu

Dua të ha lekurën tende si bajame

Dua të ha rrezet e diellit që flakërojnë mbi trupin tënd të ëmbël

hundën mbretërore të fytyrës tënde arrogante

Dua të ha hijen e qerpikëve të tu

kështu vërdallosem i uritur

duke gjuajtur për ty

për zemrën tënde të ngrohtë

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar