EKSTAZA PRANVERORE!
Kjo erë puhinë e lehtë ma sjellë në fëtyrë.
Por jo si në Kosovë me plotë aromë!
Erë e butë me plotë aromë kishte në Stagovë.
Ekstaza PRANVERORE shtrihej si në Rugovë!
Dikur kishim pranverën tonë në Kosovë!
Jepnim besë e nuk trathtonim dot.
Vlerat tona rinore mateshin me kokë.
Nga nëna ime mësova si duhët
Jetuar me nder dhe shkollë.
Tani sikur pranvera troket në derë!
E lus pranverën ti nëse Stagovën e zbukuron dhe shikon.
Thuaj pak,se bijave e bijëve tu atje në diasporë.
Kjo ekstazë pranverore shumë u mungon!
RESPEKT DHE DINJITET !
Për ta kuptuar respektin në shpirt.
Kërkohet dinjitet dhe ndershmëri.
Pa dinjitet ndihesh jo mirë!
Trupi nuk gjenë fare qetësi.
Njëherë të vjen kjo jetë gëzoje me dinjitet.
Nëse ke respekt i lumtur je ?
Të hidhën vërdallë kur je në pozitë.
Të pajtojnë kur qanë me të mira fjalë.
Respekti e dinjiteti janë të ralla cilësi!
Fitohen si vyrtyte të mira nga shoqëria.
Ruhen gjerë në përjetësi!
Do të thuhët që la diçka ky njeri…?
Sa bukur kur e ke respektin për miqësinë!
Ke bindjen se je në kuptimin e plotë NJERI!
Kur çdo kush e tregon respektin e tijë të mirë!
Ruaje ti ndërgjegjën,trego se ke dinjitet të dlirë.
B A S H K Ë !
-Gruas time Igballe Hysës me rastin e ditës së mësuesit dhe 8-të Marsit !
Bashk kaluam rininë duke u shkolluar!
Bashk muarëm ditarin në dorë.
Brezat e rinjë për të i edukuar.
Djersa na ra ballit duke vu kurorë.
Bashk lindën tre zogjë pasi u martuam!
Bashk me këto tre yje në podrume duke jetuar!
Fati na priu në soliter jetën për ta gëzuar.
Njëri tjetrit i thonim sa shumë zoti na ka bekuar!
Sfidat e jetës edhe neve dikur na trazuan!
Fare pandehur banesën mu dasht me e lëshuar !
Dyzet vjet burr kurbetin me nisë si një i trazuar!
Zog shtegëtar u bëra për jetë si i migruar!
Kurrë nuk pandehëm jetën ta gëzojmë të izoluar!
Njëri tjetrit i thonim jemi të gatshëm me sakrifikuar!
Për shumë kohë do të jemi të larguar!
Me fjalë e besë kultin e shqiptarisë duke mos harruar!
Tri dekada kurbeti na la të shqetësuar!
Ja ku jemi sot të dy të pensionuar.
Me nipa dhe yjet tanë duke kuvenduar.
Gjerë në frymën e fundit lule mbetesh për mua !
Eja moj grua,gëzuar ditën e mësuesit !
Ditën e gruas të e urojë me mall!
S’kam ku shkojë pa dashurinë tënde.
Hidhe këngën si dikur ndër mote.