Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritE diela poetike me poeten Nexhmije Bojaj

E diela poetike me poeten Nexhmije Bojaj

Unë dhe ti-jemi një !

Unë jetoj në kryeqytet ,

Ju në një qytet tjetër ,

Por, jemi një !

Sepse kemi nje komb,një shtet !

Unë jetoj në pallat ,

Ju në një shtëpi ,

Jemi një-

sepse mbi kokë kemi kulm .

Kemi drejtësi

Atdhedashuri !

Unë veproj në një institucion ,

Ju në një tjetër,

Por jemi një-

Sepse kemi-një miqësi

një realitet ,

nje fjalë ,

një qëllim,

një besë dhe

një shpresë!

MOS VONO PRANVERË

Mos vono Pranverë

Çe zogjet të kendojnë çdo ditë!

Ta thyejmë akullin e fortë,

Qe në zemer është ngulitë!

Na sjelle ca rreze dielli,

Dhe natyres sjelli drite.

Luleve nëxetesi….

Bashkoj njerëzimin

Mos të ketë përqarje,

Por vetem miresi!

Pranverë mos vono..

Te lutem mos lendo!

Sepse ti dinë edhe te lendosh

Të godet në shpirt..

Bash kur ti nuk ke pritë!

Keta shpirtera të ngrirë

Shkrini ju moj rreze.

Acar të mos ketë kurr..

Dhe njerezimi të forcohet

Si Gurë!

Gocë Dukagjini

Jam gocë Dukagjini

E rritur me ujë Drini;

Me gurrën e Mirushës

Me bukuritë e fushës…

Dukagjinase jam dhe do mbetem

Historia shpesh më thërret:

Kthehu në vendin tënd

Se vatani po të pret!

Në Dukagjin të ka hije

Fjala jote ku flet,

Anembanë ku do të ndodhesh

Vetëm në Dukagjin ke peshë!

Po, unë këtë gjë fort mirë e di,

Se për Dukagjinin ndjej dashuri,

Se ky vend më dha identitet,

Më dha besë e më dhuroi shpresë…

Jemi krenarë me Kosovën Shtete!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT