Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Brixhilda Dede

Çaste poetike me poeten Brixhilda Dede

NÈSE JE PRITJE

Kur shpirti bèn paqe me njè det tè trazuar,

Lotèt, dallga s’ mund tè ti ndalè.

Kryeneçe ajo zgjat gjuhèn,

Kujtimet mbi rèrèn e imèt marè.

Nèse je,.. Pritje,..Mè lidh, mè mbyt,

me rreze dritè, dashuri.

Nèse ti, nuk je vetèm imazh,

heshtje, njè leter e bardhe a gri!

Jetè paralel ecè,

fragment lumturie behu i purpurti petal.

Brènda gotès sè verès hyrè,

Zemrès, trokitur si MALL.

TÈ KÈRKOJ

Tè kèrkoj ty si qiririn errèsirès,

tè mè japèsh dorèn.

Si natyrèn pèrmes agonisè,

tè mè dègjosh.

Nè njè dramè,

ledhatime e fjalè zemre mè thuaj,..

***

Si ne njè ditè tè trishtè,

sytè e tu qajnè e shpirti im vdes,

Ngrihesh vigan sjellur paqen, kur unè nuk e pres.

Si te prekèsh heshtjen e nè madheshti ta kthesh.

Si te jesh Amar*, zjarri qè djeg.

Zemrèn kurdis, sa herè e prek.

TÈ DUASH

Tè duash,

èshte ndjenja e shprehur nè mè tè èmblèn fytyrè.

Tè duash,

èshte ajèri flladitur lekurèn si kremi me i mirè.

Tè duash,

janè sytè, ngjarè me shkèlqimin e tè madhèrishmes ditè.

Tè duash èshtè tè ndezèsh yjet,

Ne njè natè pa dritè.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT