BallinaVitrina e libritAnja Toma-Ajo që nuk qan më.

Anja Toma-Ajo që nuk qan më.

Ajo e la dashurinë si plagë të hapur,
jo që të shërohej,
por që të mos gënjente më veten.

Nuk bërtiti kur iku.
Dhimbja e saj s’kishte zë,
kishte peshë.
E rëndë si nata që i mbeti në kraharor.

Natën… ajo këndon.
Me një zë që s’kërkon askënd,
veç një copë qetësie
që nuk vjen më.
Yjeve u flet pa turp:

“E desha më shumë se veten…
dhe ja ku jam,
pa asnjërin.”
Dhe yjet heshtin.
Sepse disa rrëfime
janë shumë të vërteta për përgjigje.

Ajo nuk qan më.
Sepse kur qan deri në fund,
lotët nuk kthehen më,
kthehen në gurë brenda saj.

Ecën aty ku kanë kaluar,
përkul kokën mbi gurë të ftohtë,
dhe i përqafon si një trup të munguar
që nuk do vijë më kurrë.
Nuk lutet.
Nuk pret.
Nuk fal më justifikime.
Vetëm mban një të vërtetë në buzë,
si një thikë të hollë:

E ulur thellë,
si diçka që nuk largohet më kurrë.
Ecën në vendet e tyre,
prek gurët, muret, ajrin…
si të kërkonte një gjurmë
që tashmë i përket vetëm kujtesës.

Dhe kur i përqafon,
nuk është për të rikthyer,
por për të pranuar
që gjithçka ka mbaruar
pa u mbyllur kurrë.

Dashuritë e mëdha nuk të vdesin në krahë…
të lënë gjallë,
që të mësosh si jetohet,
me fajin qe su kuptua, por që të vrau.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT