BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Më thua jam grua e çuditshme

Arjana Fetahu Gaba-Më thua jam grua e çuditshme

Më thua jam grua e çuditshme,
Më thua të gjallë të fus në varr,
Pastaj pas një orteku dimri,
Të ngjall me puthje si një zjarr.

Më thua jam grua e çuditshme,
Me m’shumë eklipse sesa kjo hënë,
Të jap kur dua dritë e hije,
Dhe grykën “shtegut” ja kam zënë.

Më thua jam grua e çuditshme,
Kufinjtë I vë si dua vetë,
I hap me duar qiejt e shpirtit,
Sikur era bën me retë.

Po, jam një grua e çuditshme,
Të gjitha “luftrat” varen nga ty,
Në porten e “kështjellës” tënde,
Siç dua unë më lër të hy.

Po, jam një grua e çuditshme,
Shpesh herë më duhet të jem e tillë,
Ç’kuptim do kishin dashuritë,
Pa zënka fjalësh e pa trillë?!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT