“Që të jesh në ëndrrën time,
Duhet pakëz frymëzim.”
Flet shkujdesur e plot bindje,
Veç kjo frazë nuk të bën trim.
Ti mendon se je i vetmi
Dhe si ti nuk ka të tjerë.
Veç se ego e sëmurë,
Të ul pikë, nuk të shton vlerë.
Më lejo të njoh njëherë,
Pak më thellë, e shumë më shumë.
Pastaj flasim për përzgjedhje,
Ç’afron ti, e ç’afroj unë.
