BallinaSportBarcelona dhe Newcastle arrijnë marrëveshje për Gordon

Barcelona dhe Newcastle arrijnë marrëveshje për Gordon

Sulmuesi anësor i Newcastle United, Anthony Gordon, është shumë pranë transferimit te Barcelona, në një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar të kësaj verë.

Sipas mediave angleze, klubi katalunas ka arritur marrëveshje me Newcastle për transferimin e 25-vjeçarit, ndërsa lojtari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim.

Barcelona kishte monitoruar edhe situatën e Marcus Rashford, por negociatat me Manchester United nuk kanë përparuar, duke bërë që drejtuesit katalunas të fokusohen te Gordon.

Trajneri Hansi Flick e sheh reprezentuesin anglez si përforcim ideal për repartin ofensiv, falë shpejtësisë dhe fleksibilitetit të tij në sulm.

Sipas “The Guardian”, Gordon do të përfitojë rreth 300 mijë funte në javë te Barcelona, pagë që është dy herë më e lartë se ajo që fiton aktualisht te Newcastle United.

Futbollisti anglez iu bashkua Newcastle në janar të vitit 2023 nga Evertoni për rreth 40 milionë funte dhe që nga atëherë ka zhvilluar 152 ndeshje me fanellën bardhezi.

Te Barcelona, Gordon pritet të rivalizojë për një vend titullari me emra si Lamine Yamal dhe Raphinha, ndërsa katalunasit besojnë se ai mund të japë një dimension të ri në repartin ofensiv./rtk.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT