MALLI DHE PLANET
Shumë u gëzova që u nisa me ardhë,
Kjo farë pandemie na pat nda dyqysh.
Nanë, sa plane i kam ba për kur të vij:
Kemi me shetit kahmos,
Sivjet ki me ardhë me mue në det.
Babën nashta s’e bindim lehtë,
Po ty ta ngon fjalën tande.
E di që s’e ki marak detin,
Po për mue vjen, oj nana jem.
Kam ble bakshishe për krejt,
Po ty të kam veçu.
E veç ty po ta tregoj:
Kismet, po fejohem kësaj here.
Du me ta gëzue zemrën,
Se boll ke hjek, oj nanë.
Vazhdon.
