BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-BETEJA PARAGJYKIMESH

Brixhilda Dede-BETEJA PARAGJYKIMESH

Barikada bindjesh, idesh
sytë e dashurisë i ndanë.
Udhëkryq betejash,
nuk zgjodhi, ..Ja afruan.

E doja, si stinën e pranverës,
E dija, dikur do të ikte.
Zemra më rihte të njëjtin ritëm,
si orë e lashtë që mallin mban në pritje.

Çuditërisht mendjet, u veshën me uniformat e bindjeve, mbi ndjenjat, ngritur gjyqe.
Dashuria e brishtë u bë trendafil,
lulëzuar telash me gjembë.

E bukur dhe e dënuar njëkohësisht,
nuk humbi, as u harrua
Krahë fluturimesh veshi,
Për vise të largëta shtegëtuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT